Pagesat e dritave do bëhen, Rama: “Kush thotë se nuk i paguan dot, të shpenzojë më pak”

Në një lidhje direkte nga Facebook-u bashkë me ministrat e tjerë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pagesat e dritave do të bëhen.

Kreu i qeverisë është shprehur se nëse nuk bëhen pagesat e dritave, vendi do të kalojë në një kolaps. Ai është shprehur se kush nuk ka para të paguajë dritat, të harxhojë më pak energji elektrike.

“Pagesa e dritave do të bëhet një më një pasi nëse nuk bëhet pagesa e dritave kalojmë në kolaps. Kemi falur kamatvonesat, por e tashmja do paguhet. Kush shpenzon do paguajë. Nëse dikush thotë që kam shumë shpenzim dhe nuk i paguaj dot, të shpenzojë më pak”, u shpreh Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto