Pacientit me Covid i shpërtheu bombola e oksigjenit në shtëpi, mjekja: “Nuk rekomandohen të mbahen në shtëpi”

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Tiranë, ku në shtëpinë e një të infektuari me Covid shpërtheu bombola e oksigjenit.

Shtetasi me inicialet M. N, 72 vjeç, u plagos rëndë në trup për shkak të shpërthimit të bombolës. Për këtë ngjarje ka folur mjekja Valbona Salko, e cila ka deklaruar se nuk sugjerohet marrja në shtëpi e bombolës së oksigjenit.

“Marrja e bombolës së oksigjenit në shtëpi nuk është e rekomanduar, sepse me nivele të ulta saturimi rekomandohet vetëm hospitalizimi. Edhe për antibiotikët ka debate, shpesh herë merren nga këshilla të miqve, ndërkohë që duhet marrë mendimi i mjekut”, pohoi Salko në “A2 CNN”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto