OFL i kërkoi deklarimin e pasurisë/ Kush është Pajtim Serjani, mik me Shullazin

Ditën e sotme, Operacioni Forca e Ligjit bëri të ditur dy të piketuarit për të dorëzuar formularin e deklarimit të pasurisë, njëri prej të cilëve është Pajtim Serjani.

Sipas “Top Channel”, Serjani është mik me Emiliano Shullazin, i cili po ashtu është piketuar nga OFL. Në vitin 2014, ai u dënua për gjobëvënie ndaj biznesmenit të kafes, J. Bregu.

Serjani u lirua pasi mbaroi dënimin prej 3 vitesh që i dha Gjykata e Apelit. Në shkallën e parë, Serjani ishte dënuar me 7 vite burg.

Në 5 janar 2015, Pajtim Serjani u plagos në një lokal në Rrugën e Kavajës. Arjan Sterjo qëlloi mbi tavolinën ku ai po qëndronte, bashkë me policin Roland Meta, Ditmar Reçi dhe Denis Ramani.

Në shtator 2017 policia i sekestroi Serjanit katër makina të blinduara më vlerë 1 milion euro. Tre prej makinave rezultuan të trafikuara nga vendet e BE, njëra prej të cilave me targa të falsifikuara.

Ju mund të pëlqeni dhe këto