“Numri i viktimave nga Covid më i lartë nga sa raportohet, po fshihet”, denoncimi i Bashës

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka denoncuar sot se një numër i lartë mjekësh janë infektuar në spitalin e Matit dhe se disa pavionë janë mbyllur. Ai gjithashtu ka denoncuar se numri i viktimave në vend është më i lartë nga sa është raportuar.

“Ekipi i shëndetësisë pranë PD kanë marrë një numër shumë të madh raportimesh nga familjarë me simptoma COVID dhe u refuzohet tamponi. Numri i të infektuarve që raportohet është shumë më i ulët se numri real i tyre. Numri i fataliteteve, po ashtu më i lartë seç raportohet.

Edhe transparenca për COVID është kthyer në funksion të propagandës. Vetëm në spitalin e Matit janë mbyllur disa pavione për shkak të përhapjes së infeksionit. Situatë e ngjashme raportohet në spitalet rajonale, ndërsa siç raportoni ju, në spitalet kryesore të Tiranës është kthyer në një problem kronik. Ky është problemi i madh që po përballen shqiptarët”, tha Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto