Flower
Flower

Nuk ka rritje çmimesh/ Anulohet vendimi i Urdhrit të Stomatologut për shtrenjtimin e shërbimeve dentare

Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda, ka firmosur vendimin për anulimin e rritjes së tarifave dentare. Ky vendim është anuluar me 34 vota pro dhe asnjë kundër.

“Anullimi i vendimit të Asamblesë Kombëtar të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë, datë 14.12.2018 për “miratimin e listës së çmimeve dysheme në shërbimet stomatologjike”.

Kujtojmë se vendimi i stomatologëve për të rritur çmimet e shërbimeve dentare është kundërshtuar nga ministrja e shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila u shpreh pak kohë më parë se nuk do të ketë rritje të tarifave dysheme të shërbimit dentar.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto