Nuk e përcjellin dot për në banesën e fundit, shkodranët bëjnë gjestin emocionues për Gëzim Krajën

Mbrëmjen e djeshme humbi jetën në moshën 80 vjeçare Mjeshtri i Madh i humorit shkodran, Gëzim Kraja. Prej disa kohësh, ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ditën e sotme, mjeshtri do të përcillet për në banesën e fundit. Por për shkak të masave kufizuese si pasojë e Covid-19, qytetarët dhe të afërmit nuk mund ta përcjellin dot aktorin e ndjerë përmes një ceremonie dinjitoze siç ai e meritonte.

Kështu, shkodranët kanë menduar ta nderojnë në mënyrë tjetër artistin e madh. Banorët e Shkodrës do të dalin nëpër ballkone dhe do të duartrokasin në nder të tij.

Nisja për në banesën e fundit, do të bëhet në orën 12:00 nga shtëpia e tij në lagjen “Dergut”, pranë shkollës “Oso Kuka”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto