Nuk e lejuan të shkonte në varri.min e së motrës, përpiqet t’i marrë jetën vetes përsëri i burgosuri

Vëllai i Brunilda Sadushit, Shpëtim Kovaçi, ka tentuar sërish që të kryejë vetëvrasje në ambientet e burgut të Beratit ku po vuan dënimin.

Mësohet se ai ka pirë një sasi të madhe “detergjenti” dhe kur rojet e pikasën, e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Beratit.

Mjekët kanë bërë të ditur se ai ka mbërritur në kohë dhe i kanë bërë lavazho stomaku, ndaj Shpëtimi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Disa burime për “Top Channel” kanë bërë të ditur se Kovaçi ka rënë në depresion pasi motra e tij u gjend e vrarë dhe e djegur në pyllin në Francë.

Sipas të njëjtave burime, Kovaçi ka deklaruar pas vdekjes së motrës se ajo ishte e vetmja në familje që kujdesej për të gjithë dhe që dërgonte lekë për tu ushqyer.

Ju mund të pëlqeni dhe këto