“Nis çelja e fondeve të dëmshpërblimit për familjet…”, kryeministri bën njoftimin

Kryeministri Edi Rama ka qenë në një vizitë në një nga pikat ku ka nisur operacioni i Pastrimit të Inerteve në sheshet e Rindërtimit në Shijak, një operacion që po bëhet me ndihmën e policisë.

Rama gjithashtu ka bërë të ditur se këtë javë qeveria do të çeli fondin e dëmshpërblimit për familjet me dëmtime të riparueshme të shtëpive, që do mbështeten nga qeveria.

“🟢 SHIJAK, një nga pikat ku ka nisur sot Operacioni i Pastrimit të inerteve në sheshet e Rindërtimit, me mbështetjen e forcave të ushtrisë

Këtë javë qeveria nis çeljen fondeve të dëmshpërblimit për familjet me dëmtime të riparueshme të shtëpive, të cilat do të mbështeten nga qeveria dhe nga ana tjetër, lidhen kontratat e para të Rindërtimit të Shkollave, për të vijuar gjatë gjithë qershorit me kontratat e investimeve në infrastruktura e zonave të dëmtuara, si edhe për Rindërtimin e Banesave Individuale ”, thotë Rama.

“Janë 1703 familje që do të marrin grante vetëm në Bashkinë e Shijakut. Tek shkollat ka fillur procesi pr kontratat që janë 22 njësi arsimore, me njësitë individuale bashkia e Tiranës ka mbyllur fazën e parë. Janë më shumë se 7 kompani që përfitojnë nga tenderat e prokurimit që do të punojnë në shkolla, infrastrukturë dhe banesa individuale. Për Shijakun në fund të qershorit fillojmë ndërtimet në terren”, tha Ahmetaj.

🟢 SHIJAK, një nga pikat ku ka nisur sot Operacioni i Pastrimit të inerteve në sheshet e Rindërtimit, me mbështetjen e forcave të ushtrisë👍Këtë javë qeveria nis çeljen fondeve të dëmshpërblimit për familjet me dëmtime të riparueshme të shtëpive, të cilat do të mbështeten nga qeveria dhe nga ana tjetër, lidhen kontratat e para të Rindërtimit të Shkollave, për të vijuar gjatë gjithë qershorit me kontratat e investimeve në infrastruktura e zonave të dëmtuara, si edhe për Rindërtimin e Banesave Individuale🙂NE THEMI ATË QË BËJMË DHE BËJMË ATË QË THEMI🤝#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️

Gepostet von Edi Rama am Montag, 1. Juni 2020

Ju mund të pëlqeni dhe këto