Flower
Flower

Ngujohen edhe studentët e ekonomikut e mjekësisë: “Jemi mbi 100, do rrimë deri të dielën s’kemi frikë nga…”

Pas ngujimit të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë në klasa duke bojkotuar mësimin, edhe studentët e mjekësisë dhe të fakultetit të ekonomisë kanë vepruar njësoj.

Ky shembull është ndjekur edhe nga studentët e Universitetit të Elbasanit, të cilët po bojkotojnë mësimin brenda fakultetit, duke ndaluar zhvillimin e seminareve dhe leksioneve në shenjë proteste për të plotësuar 8 kërkesat e tyre.

Godina e lendeve paraklinike, studentet e mjekesise bojkotojne mesimin dhe lexojne vete ne korridor.

Gepostet von Belind Këlliçi am Donnerstag, 10. Januar 2019

Mësohet se në fakultetin e Drejtësisë ndodhen rreth 200 studentë që janë ngujuar, ku një studente e këtij fakulteti, duke ruajtur anonimatin, është shprehur se ngujimi do të vazhdojë deri të dielën dhe nuk kanë frikë nga djegia e vitit shkollor.

“Jemi mbi 100 veta këtu. Presim dhe të tjerë, pasi gjatë gjithë kohës vijnë studentë. Nuk kemi informacion të saktë se si do të vijojë përshkallëzimi deri të dielën. Ne e vendosim brenda ditës, është diçka e momentit. Mund të ketë edhe penalizime, edhe nga pedagogë, apo dhe nga policia. Nuk kemi frikë që do na digjet viti shkollor. S’u dogj as në 97, as në 91, në ditët më të vështira. Mësimi do të shtyhet, e dimë këtë. Ne duam të rimarrim ato leksione dhe të shtyhet sezoni i provimeve”, tha studentja për “News 24”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto