“Në Shqipëri po qarkullon një lloj i ri koronavirusi, jemi në gjendje alarmante”, paralajmërimi i nëndrejtorit të ISHP

Nëndrejtori i ISHP, Dritan Ulqinaku, në një intervistë për “EuroNews Albania” ka deklaruar se situata e koronavirusit në vend duhet të merret më seriozisht.

“Unë do të konsideroja që më mirë të ngremë alarmin sesa të flemë mbi dafina. Gati 900 raste në ditë është një situatë që ne duhet ta marrin shumë seriozisht”, u shpreh ai.

Sipas tij, jemi në ditët më të këqija të Covid.  “Nuk duhet t’ia lemë rastësisë, duhet realisht të reflektojmë që e keqja nuk ka kaluar dhe përkundrazi jeni ndoshta në ditët më të këqija të këtij COVID-i”, tha ai.

Lidhur me mutacionet e reja të Covid, ai ka deklaruar se në Shqipëri po qarkullon një lloj i ri virusi, i cili ende nuk është identifikuar.

“Eshtë virus ndryshe, eshtë koronavirus, por ndryshe nga koronavirusi që ka qarkulluar deri më tani në vendin tonë. Por, nuk jemi akoma në gjendje të themi që është nga Brazili, apo i Afrikës së Jugut apo Anglisë”, tha ai.

“I kemi kapacitet, akoma nuk kemi arritur në fazën finale, por në këtë rrugë jemi”, u shpreh mjeku, teksa u pyet nga gazetarja Mulaj për identifikimin e plotë të këtij virusi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto