Në kërkim pasi u përpoqën t’i merrnin jetën një personi, vihen në pranga dy të rinjtë

Policia ka bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve që ishin shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë. Më 28 shtator 2019, në lagjen SMT në Lezhë, mbeti i plagosur Saimir Nikolla.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit policor “Dajçi” u arrestuan shtetasit Kristian Ndoci, 25 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe Kristian Petoku, 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ishull, Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim për veprën penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

27-vjeçari Saimir Nikolla mbeti i plagosur rëndë pas një konflikti me dy të rinjtë në Ishullin e Lezhës. Siç është raportuar më herët, sherri mes tyre kishte nisur pas gërvishtjes së një automjeti.
Mësohet se ndaj 27-vjeçarit u qëllua me pistoletë dhe dy plumba e prekën në këmbë ndërsa autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.

Ju mund të pëlqeni dhe këto