Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet kushëriri i ministres Shahini

Djali i xhaxhait të ministres së Arsimit, Besa Shahinit, Imer Shahini, me profesion biznesmen, është arrestuar dje në Kosovë.

Mësohet se ai ka qenë në kërkim nga SHBA-të, pasi është akuzuar për mashtrime prej miliona parash.

Sipas “Insajder”, Imer Shahini është vëllai i Remzie Shahini-Hoxhës, bashkëshortes së zv. Kryeministrit Hoxhaj.

Ai akuzohet nga FBI se bashkë me 6 persona të tjerë, kanë përfituar 20 milionë dollarë përmes mashtrimeve dhe prej vitesh jetonte në Prishtinë, ku kishte hapur biznesin e tij.

Ju mund të pëlqeni dhe këto