Tmerr në Fier/ I riu rreh për vdekje babain e tij

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në fshatin Luar të Roskovecit, ku një 25 vjeçar ka rrahur për vdekje me shkop të atin e tij.

Autori është Erdis Rapi, 25 vjeç, ndërsa viktima është babai i tij, 52 vjeçari Dhori Rapi. Raportohet se nga goditjet e forta që ka marrë, 52 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

“Sot rreth orës 11:50, në fshatin Luar, Roskovec, në banesën e tij, shtetasi E. R., 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta(shkop), babain e tij, shtetasin Dh. R., 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto