Ndodhet në Siri, opozita bën kërkesën urgjente për Alvin Berishën në Kuvend

Tetë deputetë të opozitës së re kanë kërkuar që të kenë një interpelancë urgjente me ministrin e Jashtëm shqiptar, Gent Cakaj.

Kjo vjen pas zhdukjes së Alvin Berishës në Siri.  Korab Lita, Andi Përmeti, Alban Zeneli, Arben Zeneli, Arlind Çaçani, Halil Jakimi, Kostaq Papa dhe Koçi Tahiri janë deputetët që i ka dërguar një shkresë kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, ku i kërkojnë interpelancën urgjente.

Kjo ka qenë iniciativë e Andi Përmetit, i cili e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale:

Sot i drejtova Kuvendit te Shqiperise nje kerkese per interpelance urgjente me Ministrin per Europen dhe Punet e Jashtme, me objekt: “Kerkese per shpjegime lidhur me rastin e Alvin Berishes, djalit 11 vjecar qe ndodhet i vetem ne kampet e Sirise.” Rasti i bere publik nga emisioni italian “Le Iene”, ku dukej qartazi qe mjaftonte vetem vullneti i shtetit shqiptar per te rikthyer Alvinin prane familjes. Nje rast i cili nuk mund te lihet ne heshtje. Cdo prind duhet te vendose veten ne vendin e Afrimit dhe duhet ti kerkoje llogari qeverise se cfare masash po merr ne rastin konkret dhe sa kohe do ti duhet Alvinit te bashkohet me familjen. Faleminderit edhe per koleget e mi, Alban Zeneli, Arben Elezi, Arlind Çaçani, Korab Lita, Halil Jakimi, Koci Tahiri,  Kostaq Papa te cilet iu bashkuan iniciatives time.”

Ju mund të pëlqeni dhe këto