Flower
Flower

Ndërroi jetë brenda burgut grek, zbardhet shkaku që i mori jetën shqiptarit

Pas shumë muajsh, është zbardhur shkaku se pse i burgosuri shqiptar Bandiol Tusha vdiq në burgun e Koridhalo në Greqi.

Mjekët ligjorë kanë bërë të ditur se ai është mbytur me jastëk ose litar, pra nuk ka vdekur nga helmimi, siç u tha më herët. Në janar të këtij viti, shqiptari gjeti vdekjen në burgun famëkeq të Greqisë, ku ishte futur për trafik droge.

Në atë kohë ministria e Drejtësisë greke nuk e konfirmoi faktin se shqiptari kishte qenë përdorues droge, duke ngritur dyshimet më shumë për vrasjen e tij.

Ju mund të pëlqeni dhe këto