Ndërpritet seanca plenare për të tretën herë, opozita bllokon foltoren

Ditën e sotme, opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit, duke sjellë kështu në ndërprerjen për të tretën herë të seancës parlamentare.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u ka bërë thirrje deputetëve demokratë që të ulen në vendet e tyre, por ata nuk kanë pranuar.

Uluni poshtë e mos e zgjasni. Ndaj kryetar i grupit, kolegë të opozitës, ulni poshtë. Se ndryshe do të vazhdojë me çështje të tjera që kemi në rend të ditës. Atëherë zoti Gentian Sula, kryetari i këshillit të RTSH, në pamundësi që të marrë fjalën, pasi opozita ka bllokuar foltoren, ndërpritet seanca”, ka thënë Ruçi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto