Flower
Flower

Ndërpritet seanca gjyqësore për Bardh Spahinë, zbulohet shkaku

Seanca gjyqësore që po ndodhte në Gjykatën e Apelit në Shkodër për ish deputetin e PD, Bardh Spahia, është ndërprerë.

Shkak është bërë mungesa e ish deputetit në seancë. Gjykata ka kontaktuar me Komisariatin e Policisë në Tiranë për të pyetur nëse po shoqërohet apo jo Spahia nga policia, pasi avokatët mbrojtës thanë se ish deputeti ka informacion për seancën e sotme.

Ish deputeti ka deklaruar më parë që të mbrohet nga avokatët e tij, Ivi Kaso dhe Ledi Nurja dhe kur mungon në seancë. Ata kanë prokurën nga familjarët e Bardh Spahisë.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto