Ndërpritet puna tek aeroporti i Rinasit, të gjitha fluturimet të pezulluara deri në këtë ditë

Aeroporti i Rinasit është mbyllur pas pezullimit të punës së kontrollorëve të ajrit. Njoftimin e ka bërë të ditur Autoriteti Ndërkombëtar i Fluturimeve, ICAO.

Pezullimi i punës në aeroportin e vetëm në vendin tonë do të vijojë deri ditën e nesërme, ora 10:00. Por nuk dihet nëse deri atëherë do të arrihet një marrëveshje mes ministres Balluku dhe kontrollorëve të aviacionit civil për rikthimin e tyre në punë.

Ata u ngritën në protestë pas pezullimit nga puna të tre kolegëve të tyre dhe uljes drastike të pagës me 70% kohët e fundit.

Rikthimi i kolegëve në punë dhe rritja e pagës janë dy nga kushtet e panegociueshme së sindikatës së kontrollorëve pa realizimin e të cilave nuk do të ndodhë rifillimi i punës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto