Motoçikleta përplas 80 vjeçarin në biçikletë, zbulohet gjendja e tij shëndetësore

Një aksident rrugor ka ndodhur së fundmi në Tiranë, ku drejtuesi i një motoçiklete ka përplasur një çiklist 80 vjeçar.

Raportohet se i moshuari është shtetasi me iniciale P.M, 80 vjeç. Incidenti ka ndodhur në orën 10:40 në rrugën e Dibrës në Tiranë, ndërsa i moshuari është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Rreth orës 10:40 në rrugën e “Dibrës” një motoçikletë me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur çiklistin P. M.,80 vjeç.

Si pasojë e përplasjes çiklisti P. M është dërguar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe identifikimin e autorit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto