Flower
Flower

Moti i keq/ Ministria e Arsimit pezullon mësimin në 280 shkolla përreth vendit

Moti i keq ka sjellë përkeqësimin e rrugëve, vështirësi në qarkullim dhë në disa zona bllokimin e tyre.

Si pasojë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka bërë të ditur sot se do të pezullohet mësimi në 280 shkolla në qarqet që kushtet atmosferike janë më të rënduara.

Sisa Drejtori Arsimore Rajonale përreth vendit kanë marrë vendimin për pezullimin e përkohshëm të procesit mësimor në disa shkolla.

Nga informacionet e raportuara nga Drejtoritë dhe Zyrat Arsimore për datën 10 janar 2019, situata paraqitet si më poshtë vijon:

Në 16 Drejtori dhe Zyra Arsimore si: Gjirokastër, Librazhd, Pukë, Tepelenë, Përmet, Kukës, Tropojë, Has, Dibër, Mat, Bulqizë, Korçë, Pogradec, Devoll, Mirditë dhe Malësi e Madhe, është pezulluar procesi mësimor për të gjithë nxënësit.

Në 6 Drejtori dhe Zyra Arsimore, mësimi është ndërprerë në disa shkolla si: Shkodër në 28 shkolla, Gramsh në 4 shkolla, Vlorë në 2 shkolla, Lezhë në 3 shkolla, Kolonjë në 4 shkolla dhe Delvinë në 1 shkollë.

Në Drejtoritë Arsimore dhe Zyrat Arsimore: Elbasan, Peqin, Tiranë Qytet, Tiranë Qark, Kavajë, Durrës, Fier, Lushnjë, Krujë, Kuçovë, Berat, Skrapar, Laç, Sarandë, Mallakastër etj, mësimi zhvillohet normalisht ose me orë të reduktuara.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vijon të jetë në monitorim dhe kontakt të vazhdueshëm me institucionet e varësisë dhe drejtuesit e prefekturave për menaxhimin e situatës së krijuar për shkak të kushteve atmosferike.

Ju mund të pëlqeni dhe këto