“Mos i përdorni dorezat, një lajm i mirë”, mjeku shqiptar publikon studimin e fundit të kryer në SHBA

 

Mjeku i njohur shqiptar, Ilir Alimehmeti, i ka bërë një thirrje shqiptarëve që në këtë kohë pandemie mos të përdorin doreza.

Sipas tij, dorashkat nuk janë të nevojshme. Ai ka publikuar në rrjetet sociale një studim të fundit të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, që thekson se koronavirusi nuk mund të transmetohet me lehtësi përmes prekjes së objekteve apo sipërfaqeve të kontaminuara.

“Lajm i mire miqte e mi!  CDC (Centers for Disease Control and Prevention – USA) tani informon se virusi nuk trasmetohet me lehtesi permes prekjes se objekteve apo siperfaqeve te infektuara! Megjithese eshte ende e mundur, kjo mundesi eshte zbuluar qe eshte shume me e vogel se sa mendohej fillimisht. Pra, ato dorezat hiqini po patet mundesi!”, shprehet ai.

🙏 Lajm i mire miqte e mi! 🙏✅ CDC (Centers for Disease Control and Prevention – USA) tani informon se VIRUSI NUK…

Gepostet von Ilir Alimehmeti am Freitag, 22. Mai 2020

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto