Flower
Flower

Mjeku kthehet në hero, kurseu rrogën për të rregulluar spitalin e Fierit

Veprimi i një mjeku në spitalin e Fierit është lavdëruar nga të gjithë punonjësit e tjerë, por edhe nga publiku i gjerë.

Neurologu Roel Zoga, ka përdorur kursimet e tij për të transformuar pavionin e spitalit ku ka punuar prej vitesh.

Ai e ka rindërtuar komplet katin e tretë të Spitalit Rajonal Fier, duke e kthyer atë në një ambient mjaft komod për pacientët dhe mjekët. Infermierët kanë deklaruar se rregullimet ai i ka bërë pak e nga pak, sa herë që merrte rrogën.

Kështu, Roeli ka ndërtuar dhomën e mjekut roje, dhomat e pacientëve, korridoret, banjot, mensën e ngrënies, etj. Disa foto nga ambienti i spitalit mund t’i shikoni në këto foto të siguruara nga “Fierisot”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto