“Minimalja të na kthejnë 100 mijë eurot për Notre Dame”, deputeti shqiptar shpërthen ndaj Francës

Deputeti Myslim Murrizi ka shpërthyer së fundmi ndaj Francës dhe Presidentit Emmanuel Macron pas ndihmave për tërmetin e 26 nëntorit.

Ai ka përmendur faktin se Franca nuk ka dhuruar ndihmë për Shqipërinë pas tërmetit. Sipas tij, më e pakta që mund të bënin, ishte të rikthenin 100 mijë euro që Shqipëria dha për Katedralen e Notre Dame.

Postimi i plotë i Myslim Murrizit:

Jam shumë kurioz të di sesa euro ka dhënë qeveria franceze me presidentin Macron për fatkeqësinë natyrore që goditi Shqipërinë më datë 26 nëntor dhe shkaktoi 51 viktima????? Po ashtu kam një pyetje për mijëra servilë të pështirë që në fb e tyre postonin surratin e tyre me flamurin francez dhe kuje e lot rrëke për djegien e Katedrales së Notre Dame, se sa francezë postuan fytyrën e tyre me flamurin tonë????

Minimalja duhet të na kthejnë 100 mijë eurot që qeveria servile shqiptare jua dha për Katedralen e Notre Dame. Pale pastaj ajo xhiroja e famshme me klerikët shqiptarë në Paris me lapsin në ngjyra të ylberit që tregonte servilizëm të “dylberit”

Ju mund të pëlqeni dhe këto