Minatorët protestë para Kryeministrisë: “Qeveria ka afat deri më 22 shkurt, ndryshe do të…”

Ditën e sotme, një grup minatorësh dhe anëtarë të sindikatave, janë mblehdur për të zhvilluar një protestë para godinës së Kryeministrisë.

Në thirrjet e tyre, minatorët kanë kërcënuar se do të kalojnë në grevë urie, nëse qeveria nuk merr në konsideratë kërkesat e tyre për miratimin e statusit.

Protestuesit i kanë lënë afat qeverisë deri më 22 shkurt për miratimin e statusit.. “Futemi në grevë urie po nuk u miratua statusi. Do të futemi në grevë urie më datë 22 shkurt. Kemi 12 vjet që kërkojmë statusin”, u shprehën minatorët.

Ju mund të pëlqeni dhe këto