Flower
Flower

Minatorët protestë para Kuvendit, pensionisti: “Do dj.eg veten”

Ditën e sotme, një grup minatorësh janë duke protestuar përpara Kuvendit për të kundërshtuar projektligjin që do të miratohet sot për statusin e tyre.

Në këtë protestë, minatorët kërkojnë miratimin e statusit të minatorit, një premtim që u është bërë që herët dhe se thonë që ligji i qeverisë nuk ua përmbush. Në fjalën e tij, një minator tashmë në pension është shprehur se nëse nuk plotësohen këto kërkesa, ai do të djegi veten pasi ndihet i diskriminuar.

“Nuk shton kuotat tona. Na le shumë poshtë. Unë kam 16 vite punë, po ta shumëzosh me 1%, mund të ngrihet 22 mijë lekë të vjetra. Ku do shkoj me këto. Unë barazohem me kooperativistin. Me këtë ligj përfitojnë zyrtarët që janë shpikësit e pensioneve falsë. Ne që kemi punuar ngelemi jashtë skeme. Ato kanë marrë konsulencë me sindikata sllave. Unë jam i mendimit do djeg veten, jam i diskriminuar. Kur më jepet kjo e drejtë nga Kushtetuta këta ma mohojnë. I pari Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj e me radhë. Në 2009 bëmë marrë veshje me Ramën dhe tha brenda 6 muajve në pushtet do t’u jap statusin. U bënë 6 vjet dhe status s’ka”, tha minatori.

Kryeministri jonë nuk do të takohet me ne. Ne po vdesim, po hamë bukë me qepë. TI ke blerë deputetë, por nuk ka na blenë dot neve. Mashtruesa që vetëm gënjeni. Ju bëjnë thirrje të gjithë minatorëve që të mos shkojnë fare në votim, në shtëpi të rrimë. Nuk e duam atë rritje me 1 përqind”, tha një tjetër minator.

Ju mund të pëlqeni dhe këto