Mihal Kokëdhima kërkon lirimin nga burgu: “Jam i sëmurë nga zemra, tani që lokali u prish s’ka rrezik”

Mihal Kokëdhima është pronari i ish restorantit Panorma, që dhunoi turistët spanjollë. Së fundmi, ai ka kërkuar gjatë seancës gjyqësore në Vlorë që të lirohet nga qelia.

Përfaqësuesi i akuzës, Saimir Smaka, ka rrëzuar kërkesën e Kokëdhimës. Raportohet se Kokëdhima është sëmurur në ambientet e burgut ku ndodhet prej muajit gusht.

Ai ka disa raporte mjekësore të disa kohëve më parë nga spitali i Janinës. Në to, mjekët kanë konstatuar se Mihali vuan nga një zgjerim i aortës së zemrës.

Për këtë shkak, ai ka kërkuar që nga masa “arrest me burg”, të kalohet në një më të lehtë. Këto raporte mjekësore avokati i Mihal Kokëdhimës ia ka paraqitur gjyqtares Esmerilda Habili.

Ai ka thënë se klientit të tij i rrezikohet jeta në burg. Ndërkaq, Kokëdhima në gjykatë a thënë se tani s’ka asnjë rrezik për shoqërinë pasi lokali iu prish dhe nuk ka si të bjeri më në konflikte me të tjerët.

Ju mund të pëlqeni dhe këto