Merret në polici Kejvina Kthella për su.lmin ndaj prokurorit Ndoja, çfarë e lidh atë me Redjan Rrajën?

Policia e Shtetit ka arrestuar Redjan Rrajën, pasi ai dyshohet se ka lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, që iu bë të shtunën e kaluar.

Ndërkaq, policia është duke mbledhur prova për të zbardhur skemën e plotë të kësaj ngjarje. Por së fundmi, është raportuar se është shoqëruar në polici Kejvina Kthella.

Emri i modeles ka dalë pasi janë zbardhur përgjimet e mesazheve dhe telefonatave. Disa burime për “Dosja.al” kanë bërë të ditur se Kejvinës i është sekuestruar celulari dhe pritet që prej andej të zbardhen prova të reja.

Mes Kejvinës dhe Redjanit ka pasur komunikime të shpeshta, por nuk është bërë e qartë arsyeja që i lidh ata të dy bashkë.

Burimi: Dosja.al

Ju mund të pëlqeni dhe këto