Megaoperacioni ndërkombëtar, drejtori i Policisë: Shkatërrohet karteli shqiptaro-grek, 61 në pranga

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka bërë të ditur ditën e sotme se është finalizuar me sukses një megaoperacion ndërkombëtar droge, që ka goditur një kartel shqiptaro-grek.

Operacioni i koduar “Kufiri i Gjelbër” ka sekuestruar një sasi të madhe droge në Greqi e Shqipëri dhe janë arrestuar 61 persona, shqiptarë e të huaj.

Megaoperacioni u finalizua në bashkëpunim me autoritetet greke, pas një hetimi 10 mujor me metoda speciale, në të cilën morën pjesë edhe FNSH, policia e Vlorës, Gjirokastrës, Fierit, Korçës, Tiranës dhe Sarandës.

Nga ky operacion janë goditur anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në Shqipëri dhe Greqi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto