“Më vjen turp, jam me serume”, Zogu i Tiranës rrëfehet nga burgu: “Po vuaj”

Prej 5 javësh Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” ndodhet në burg për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Së fundmi, Hermesi ka folur për “Panorama.com.al”, ku ka treguar se ai po e vuan këtë dhe se prangat i përbuzin dinjitetin e tij.

Kush vjen të të takojë në Burgun 313?

Vijnë familjarët, po mua më vjen turp! Unë s’jam mësuar kështu, këto pranga përbuzin dinjitetin tim.

Mikeshat VIP kanë ardhur të të takojnë? 

Te Drejtoria e Policisë vinin më sillnin ushqime, ndërsa këtu jo sepse nuk lejohet. Mua më vjen keq, se unë isha njeri i medias dhe në lajme çfarë nuk u tha për mua, po askush nuk erdhi të më pyesë këtu personalisht. Ky rrëfim i imi është eksluziv.

Je informuar për fatin tënd, çfarë dënimi rrezikon? 

Nuk e di sepse jam ende nën hetim. Unë kërkoj një masë më të butë, siç është arrest shtëpie apo paraqitje me detyrim. S’kam pasur asnjë precedent penal të mëparshëm, jam me arsim të lartë dhe kjo situatë më ka bërë të vuaj dhe të jem nën kujdesin mjekësor me qetësues dhe serume.

Ju mund të pëlqeni dhe këto