Flower
Flower

Me temperatura -10 gradë celcius, ja çfarë pritet nga moti këtë javë

 

Ndonëse ditët e fundit mbi vendin tonë ka mbizotëruar një mot i kthjellët, duke nisur prej sot, do të ketë ulje temperaturash dhe reshje.

Sipas parashikimit të Meteoalb, sot priten reshje shiu deri në mbrmje, ndërsa e marta do sjellë ulje të temperaturave dhe reshje bore në Lindje dhe Juglindje.

E mërkura sjell mot të kthjellët, por shumë të ftohtë dhe temperaturat gjatë natës do arrijnë në -10°C.

Moti gjatë javës sipas Meteoalb: E hëna mbetet me temperatura të larta por me reshje shiu deri në mbrëmje kur dëbora shfaqet në pjesën më të madhe të zonave malore. E marta sjell rënie të ndjeshme të temperaturave dhe vijojnë reshjet e dëborës në Lindje – Juglindje. E mërkura dhe deri në fundjavë, sjellin mot të kthjellët por shumë të ftohtë; temperaturat e natës dhe mëngjesit ulen deri 10°C nën ZERO ndërsa gjatë mesditës maksimumi do të ngjitet deri 12°C.

Ju mund të pëlqeni dhe këto