“Më jepnin dr*ga dhe më abuzonin, më shfrytëzuan për 8 muaj”, 17 vjeçarja nga Kruja bën rrëfimin shokues

Një vajzë 17 vjeçare nga Kruja denoncoi një ditë më parë një grup djemsh se e kanë droguar dhe e kanë abuzuar seksualisht.

17 vjeçarja ka treguar në një intervistë për gazetaren Dorjana Bezati, disa orë pasi në shtëpinë e saj u vendos një lëndë plasëse tritol, që për fat të mirë nuk shpërtheu.

Vajza ka thënë se në festën e ditëlindjes së saj të 16-të, i është dhënë kokainë për të pirë dhe është shfrytëzuar si prostitutë për tetë muaj. Ajo ka thënë se djemtë që denoncoi e kanë kërcënuar se do ta trafikojnë në Greqi bashkë me të motrat.

“Jam abuzuar seksualisht që kur isha 16 vjeçe. Me jepnin drogëra të forta dhe më detyronin të kryeja marrëdhënie me ta. Shpesh herë edhe më dhunonin fizikisht. Më parë kam konsumuar hashash. Kur festova ditëlindjen e 16-të një djalë që më ngacmonte më dha kokainë. Ajo më bënte të mos isha e përgjegjshme për veprimet e mia. Jam shfrytëzuar si prostitutë për 8 muaj.

Para akteve seksuale që kryheshin pa vullnetin tim më jepnin drogë. Ata shfrytëzonin faktin që babai im ishte në burg. Kanë tentuar të më trafikojnë edhe në Greqi. Shpesh më kërcënonin se do abuzonin seksualisht dhe do trafikonin motrat e mia nëse unë i denoncoja. Kam qëndruar 3 muaj në një qendër rehabilitimi në Vlorë. Tani jam e pastruar nga droga dhe u bëj apel gjithë bashkëmoshatarëve të mos i besojnë askujt por vetëm familjarëve. Vetëm ata ta duan të mirën”, rrëfen adoleshentja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto