“Më doli në filxhan si gjarpër, formoi një 3 dhe…”, kryeministri Rama thumbon Kryemadhin

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët e njësisë nr. 11 në Tiranë.

Në këtë bisedë me ta, nuk kanë munguar as batutat. Rama i ka treguar qytetarëve për foton që postoi në rrjetet sociale ku shihej me një filxhan me kafe turke.

Doli në filxhan, mbaroi puna. Më doli në filxhan 30-ta. Ishte kështu si gjarpër, si kular. U shkëput gjarpri dhe formoi një 3 dhe një 0”, u shpreh Rama dhe të gjithë qeshën.

Kujtojmë se prej kohësh Rama e krahason Kryemadhin me një fallxhore.

View this post on Instagram

🤣

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Ju mund të pëlqeni dhe këto