Me armë lodër, kapen në flagrancë dy shqiptarët dhe gruaja që bënin kërdinë në grabitje

Karabinierët kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme dy shqiptarë nga 25 vjeç dhe një grua rumune 26 vjeçare, të cilët akuzohen për një sërë vjedhjesh,

Sipas policisë, ata akuzohen se kanë grabitur në komunat Magenta, Corbetta dhe Robeco. Mësohet se treshja janë parë duke hyrë me forcë në shtëpinë e një gruaje të moshuar në Magenta.

Por policia i pikasi dhe pasi i ndoqi, ata të tre u arrestuan. Kur makina e tyre u kontrollua nga policia, aty u sekuestruan një armë lodër pa kapak të kuq, 8 ora, një bizhuteri ari dhe 350 euro para të vjedhura. Ata do të gjykohen menjëherë.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto