Mbyllja e fluturimeve në Rinas, reagon Rama: Saliu dhe Iliri hedhin gurin e fshehin dorën”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbylljes së fluturimeve në aeroportin e Rinasit për shkak të pezullimit të punës nga kontrollorët e Albcontrol.

Rama në një postim në Facebook ka akuzuar kontrollorët për sabotim dhe shprehet se organizatorët e grevës do të kallëzohen penalisht.

Postimi i Ramës:

Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!

Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë: O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!

Ju mund të pëlqeni dhe këto