“Ma ka mbledhur partia”, Kryemadhi zbulon arsyet pse u shfaq për herë të parë me maskë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është shfaqur sot për herë të parë me maskë në fytyrë. Ajo ka shkuar në një prej njësive të Tiranës, për të votuar për strukturat drejtuese të LSI.

Për postin e kryetares Kryemadhi nuk ka asnjë person përballë. Ajo ka deklaruar para mediave se është e lumtur me pjesëmarrjen në këto zgjedhje.

Për faktin që është shfaqur me maskë, Kryemadhi tha se “Ma ka mbledhur Partia! Maska nuk duhet të mbahet për shkak të kërcënimeve, por duhet mbajtur sepse besohet në efektin e saj”.

Sa i takon kandidatit përballë, Kryemadhi tha se asnjë person nuk kishte shfaqur interes, edhe pse zgjedhjet janë lajmëruar prej 4 muajsh, ndërsa shtoi se ajo refuzon çdolloj gare false, në ndryshim nga Edi Rama.

“Unë nuk kam frikë nga gara, do të zgjedh qarqet që janë më të vështira. Kodi i ri zgjedhor i ka dhënë mundësinë LSI-së që të përfshijë sa më shumë të rinj dhe të reja, në listat e kandidatëve për deputetë”, tha Kryemadhi.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto