Lokali në Tiranë bëhet shënjestër e plu.mbave, policia zbardh ngjarjen

Pak më parë, Policia ka raportuar se disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, në rrugën dytësore.

Të shtënat janë drejtuar drejt një lokali, ndërsa janë shënuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje policia ka gjetur 3 gëzhoja, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në rrugën dytësore të autostradës Tiranë -Durrës , në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit P. L., 49 vjeç, banues në Domje.

Si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar përveç disa dëme materiale përreth.

Grupi hetimor po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosje” dhe “Prishja e qetësisë publike” .

Ju mund të pëlqeni dhe këto