Largohen turqit nga ndërtimi i aeroportit të Vlorës, MIE hap garën ndërkombëtare

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë të ditur se ndërtimi i aeroportit të Vlorës nuk do të bëhet më nga turqit siç u deklarua një vit më parë nga kryeministri Edi Rama.

Ministria lajmëron se ka përfunduar afati ligjor për koncesionin në shtatorin e vitit të kaluar për këtë aeroport dhe ka hapur zyrtarisht garën ndërkombëtare për ndërtimin e kësaj vepre.

“Lidhur me aeroportin e Vlorës. Ka përfunduar afati i ligjit për koncesionin e ‘Vlora International Aeroport’ që në shtator të vitit 2018. Konfirmojmë zyrtarisht se do të ketë një garë ndërkombëtare për ‘Vlora International Aeroport’ pasi interesi është i madh nga investitorët. Dhe ky proces do të përmbush të gjitha kushtet ligjore dhe elementët e transparencës”, shkruan ministria.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë gara do të përmbajë kushtet e ndërtimit, operimit, transferimit për kompaninë që do të dalë fituese. Kjo kompani që do të ndërtojë aeroportin do të jetë një koncension për 35 vite e më pas do ta transferojë veprën në pronësi të shtetit shqiptar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto