Flower
Flower

Laert Vasili nderohet me çmimin “Aktor i Europës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Actor of Europe” u themelua nga Zhak Lakarier- një nga personalitetet më të njohura të letrave franceze dhe Jordan Plevnes, rektor i Universitetit të Shkupit.

Ky festival po zhvillohet për 16 vjet rradhazi në zonën e liqenit të Prespës nën motivin “Lake without borders”.

Laert Vasili u prezantua me pjesën “Agamemnon Inferno”, që është bazuar në esenë “Përpara banjës” të Ismail Kadare, ku Vasili u vlerësua nga juria me Çmimin e Madh të Festivalit: Laert Vasili – Actor of Europe 2018

Në të kaluarën, me këtë çmim janë vlerësuar artistë të mirënjohur, si: Bruce Meyers (Angli), Ion Karamitru (Rumani), Rade Srebexhia (Kroaci) dhe Marsel Bozone (Francë).

Ju mund të pëlqeni dhe këto