Ky është “i rrezikshmi” që u ekstradua nga Gjermania

Policia njofton se është esktraduar nga Gjermania një nga 15 më të kërkuarit e Beratit. Policia njofton se shtetasi i ekstraduar është Byniamin Hajro, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy personave të ndodhur në 1997.

Hajro ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2017 Gjykata e Apelit, Vlorë e kishte dënuar me 25 vite burg. Ngjarja ndodhi në vitin ’97, në Berat ku u rrëmbyen dhe më pas u vranë shtetasit Arjan Avdullai dhe Eduart Pema.

Ndërsa hetimet për ngjarjen nisën në 22 mars 1998.

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim ” parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal. Me datë 17.04.2012, është vendosur rifillimi i hetimeve në lidhje me ngjarjen e datës 22.03.1998 ndodhur në Berat, ku u rrëmbyen dhe më pas u vranë shtetasit E.P. dhe A.A”,- njofton policia.

Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 ka deklaruar fajtor për këtë ngjarje shtetasin Byniamin Hajro duke e dënuar me 25 vite burgim.

Ju mund të pëlqeni dhe këto