Kush është biznesmeni i arrestuar në Tiranë, përmendej në përgjimet e dosjes “Babale” dhe i dënuar në Itali?

Policia e Tiranës ka arrestuar biznesmenin Gramoz Murataj pas një aksioni për goditjen e lojërave të fatit dhe basteve online.

Murataj akuzohet se ka ushtruar në Tiranë aktivitetin ilegal të lojërave të fatit. Më parë Murataj ka qenë i dënuar në Itali për drogë, sipas “Dosja.al”.

Ai ka tre kompani me licensë në vendin fqinj për lojërat e fatit. Murataj është konsideruar si person i afërt me ish ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe mik i ngushtë me vëllain e tij, Geron Xhafaj.

Po ashtu, Murataj është përmendur në përgjimet e dosjes “Babale”. PD e ka akuzuar atë se mes Alfred Alizotit dhe Drejtorit të Policisë-Fier, Albert Nushi, përveç emrit të koduar “Shefi madh”, që është Fatmir Xhafaj, del edhe emri Gramoz Muratajt.  Sipas tyre, në biseda Alizoti, i deklaroi drejtorit Nushi, se me urdhër të “shefit të madh (Fatmir Xhafajt), zgjidhjen e çështjes (Geronit), e kishte marrë në dorë Gramozi dhe do ta mbyllnin pa kthim mbrapa.

Sa i përket dënimit në Itali, Murataj bashkë me Agron Xhafën, me vëllain e tij, Besnik Murataj janë dënuar për  “Trafikim lëndësh narkotike”, nfa Gjykata e Leçes, vendim ky i marrë në vitin 2004.  Agron Murataj i shpëtoi burgosjes në Itali dhe pasi u rikthye në atdhe hapi disa biznese, një ndër to edhe kompaninë e pikës së banesteve.  “Ecobet”. Madje, u përfshi edhe në skandalin e trukimit të ndeshjeve, zbuluar nga “EUFA”, duke qarkulluar miliona, me llogari me emra fals, nëpërmjet bankës.

Burimi:Dosja.al

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto