Kryeministri flet për rikthimin e karantinës: “Mbyllja do kishte pasoja të jashtëzakonshme”

Kryeministri Edi Rama iu është drejtuar sot qytetarëve, duke i bërë thirrje të respektojnë masat e vendosura për të shmangur një karantinë të dytë.

Sipas Ramës, nuk do të ketë ende një mbyllje të shkollave, pasi Komiteti i Ekspertëve nuk ka marrë një vendim të tillë.

Do kërkoja ndihmën e të gjithëve ju që më ndiqni, që të jeni sa më të vetëdijshëm, secili në profesionin e vetë, por patjetër së bashku si një komunitet që jetojmë në këtë vend, të shmangim, qoftë kalimin e spitaleve në një mbingarkesë që do e bënte tejet të vështirë trajtimin normal në vazhdimësi të të gjithë atyre që janë në nevojë, qoftë dhe mbylljen e përgjithshme.

Është e domosdoshme që secili prej nesh të vetëdijësohet që ka një rol për të luajtur, në radhë të parë për të mbrojtur shëndetin e vetë dhe të të afërmve. Është i jashtëzakonshëm kontributi i secilit për të ndihmuar ata që janë në vijën e zjarrit, mbyllja do të kishte pasoja të jashtëzakonshme në çdo sektor, e veçanërisht në atë ekonomik”, tha Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto