Koronavirusi po përhapet me shpejtësi, infektohet shoferi i ambulancës në Maliq

Një tjetër rast me koronavirus është raportuar në Korçë, ku është infektuar shoferi i ambulancës së Maliqit.

Sipas “Dosja.al”, shoferi ka shfaqur simptoma të koronavirusit, si temperaturë e lartë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Pas analizës me tampon, ai ka dalë pozitiv. Megjithatë, nuk dihet si është infektuar shoferi. Ka rrezik se ai mund të ketë infektuar pacientët dhe ekipin mjekësor me të cilët është shoqëruar ditët e fundit

Ju mund të pëlqeni dhe këto