Koronavirusi/ Mjeku Allkja: “Ka raste dhe në vendet e nxehta, shpresat për ta mundur mbeten tek…”

Mjeku Ilir Allkja ka deklaruar se luftën me Covid-19 mund ta fitojmë vetëm duke ndjekur një higjenë strikte dhe distancimin social.

Ai është shprehur se virusi është përhapur në vendet e nxehta dhe nuk dihet nëse me ardhjen e verës virusi do të shuhet.

“Epidemia mbarëbotërore e koronavirus COVID-19 kan prekur tashmë 198 vende dhe territore në të gjithë botën dhe përfshirje ndërkombëtare ! Rastet në vendet e nxehta si Dubai (EBA) me 333 raste, Arabia Saudite me 900 raste e disa vende të tjera krijojnë konfuzion dhe e shkundin besimin se me ardhjen e verës epidemia do të përfundojë. Shpresat për ta mundur mbeten tek higjena strikte, distancimi social, e ndoshta edhe izolimi social në kushte të dyshimta!:”, shprehet Ilir Allkja në një postim në Facebook.

Ju mund të pëlqeni dhe këto