Koronavirusi/ Lirohen të burgosurit, ministrja Gjonaj zbulon kategoritë që përfitojnë

Nëpërmjet një videoje live, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka folur mbi kategoritë e të burgosurve që do të përfitojnë nga akti normativ që ka nxjerrë qeveria për të karantinuar një pjesë të të burgosurve në shtëpitë e tyre.

Sipas Gjonajt, do lirohen rreth 600 të burgosur, të cilët duhet të plotësojnë disa kushte. Ata që do përfitojnë janë personat që u kanë mbetur 3 ose më pak vite burgim, nuk duhet të jenë të dënuar për vepra të rrezikshme penale dhe të mos jenë nën hetim për vepra të tjera.

Gjithashtu do të përfitojnë edhe të burgosurit që u kanë mbetur 5 ose më pak vite burgim, por duhet të jenë mbi 60 vjeç ose me sëmundje kronike. Të burgosurit që do të përfitojnë do të nënshkruajnë një deklaratë, ku tregohet pëlqimi i familjarëve për t’i mbajtur në shtëpi.

🔴 MINISTRJA E DREJTËSISË, ETILDA GJONAJ, INFORMON PËR AKTIN NORMATIV PËR ÇUARJEN NË SHTËPI PËR 3 MUAJ TË 600 TË DËNUARVE, NË ZBATIM TË PLANIT TË LUFTËS KUNDËR CORONAVIRUSIT

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 24. März 2020

“Kemi rritur kontrollin shëndetësor për ata që vuajnë nga sëmundjet kronike.
Takimet e të dënuarve me fmiljarët janë zëvendësuar me komunikimet online.
Janë marra masa me krijimin e kushteve të përshtatshme, për trajtimin e rasteve të dyshuara.
Deri tani asnjë rast, por duke parë cfarë ka ndodhur, jemi të përgatitur.

Dje qeveria mori një masë shumë të rëndësishme, miratuam aktin normativ të të dënuarve që vuajnë nga sëmundje kronike.
Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, qeveria miratoi një akt normativ për të karantinuar të gjithë ata që u kanë mbejtur deri në 3 vite burgim, dhe të gjithë ata që u ka mbetur deri në 5 vite burgim, që duhet të jenë mbi 60 vjec ose me sëmundje kroinike.
Të dyja kategoritë përfitojnë nëse nuk janë dënuar për vepra penale të rrezikshmërisë së lartë.

Përfitojnë ata që kanë sjellje të mirë, dhe nuk po hetohen për vepra të tjera.
Të burgosurit duhet të depozitojnë një deklaratë për pëlqimin e familjes për të qëndruar në shtëpi.
Parashikohet të lënë burgun rreth 600 të burgosur, kjo masë do të fuqizojë efektin e masave parandaluese për koronavirusin”, tha Gjonaj ndër të tjera.

Ju mund të pëlqeni dhe këto