Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri, babë e bir të infektuar

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar pak më parë dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Babë e bir sapo janë kthyer nga Firence me makinë.

Gjendja e dy të prekiurve është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione. Raportohet se ata kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës përmes pikës së Hanit të Hotit me makinë personale.

Babai është 54 vjeç dhe  biri 28 vjeç. Ata po trajtohen në spitalin infektiv, ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti.

Ju mund të pëlqeni dhe këto