“Kjo është dhunë, hapni shkollat…”, zv.kryeministri Braçe thirrje të ashpër studentëve

Në një kohë kur studentët janë ngujuar brenda universiteteve në shenjë proteste ndaj plotësimit të kërkesave të tyre, duke bojkotuar mësimin, ka reaguar zv. Kryeministri Erion Braçe.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Braçe, i cili pritet të votohet në Kuvend për postin e tij të ri pas dekretimit nga Meta, e ka cilësuar bojkotimin e studentëve si një dhunë të vjetër dhe se ata duhet patjetër të hapin shkollat, pasi dhuna nuk ka lidhje me arsimin.

Reagimi i Erion Braçes

KJO ESHTE #DHUNE

#Dhune e vjeter sa dy partite-njera e stervjeter dhe tjetra e kthyer e vjeter shume shume shpejt,
ushtaret e te cileve kane shperthyer ne #dhune brenda shkollave.

#Dhuna nuk ka lidhje me #shkollen,
madje nuk ka lidhje me as me procesin mesimor.

#Dhuna tani ka lidhje me #Pushtetin.
#TeteKerkesat jane tejkaluar prej ditesh te tera dhe ju adresohen studenteve si zgjidhje edhe me te gjera se sa u kerkua.

Por #Dhuna nuk ka lidhje me to;
#Dhuna nuk donte zgjidhje qe ne nisje.

#Dhuna eshte instrumenti i ketyre per tek #Pushteti banal qe duan te rikthejne!

E mbani mend;
Ishte dhe rikthehet ne Vitrinen e Kristalte ku shkelqente sistemi i tyre i arsimit te larte, banal dhe i korruptuar, #kriminal.

#BollmeDhune
#HapniShkollat
Konfliktin qe po e kerkoni me cdo kusht, nuk do ta gjeni.

Ne as rrahim e as vrasim kend sic ideologu i dhunes beri po ne Janar!

Hiqni dore nga dhuna mbi institucionet dhe te ndryshmin nga ju kudo, duke nisur nga shkollat;
#HapniShkollat per studentet qe duan mesimin!

Ju mund të pëlqeni dhe këto