Kishte ndezur zjarr për t’u ngrohur/ Kush është 80 vjeçarja që u dogj në Vlorë, nuk shikonte mirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Urën e Gjormit në Vlorë, ku një 80 vjeçare është gjendur e pajetë nga autoritetet.

Mësohet se 80 vjeçarja është shtetësja Selvi Zenelaj nga Gjormi i Vlorës, e cila është djegur pasi ndezi një vatër zjarri për t’u ngrohur.

Grupi hetimor bën të ditur se si pasojë e vatrës së zjarrit, kanë marrë flakë rrobat dhe është djegur më pas vendi ku ajo jetonte.

Përhapja e zjarrit ka qenë aksidentale. 80 vjeçarja kishte probleme me shikimin dhe për këtë shkak, nuk doli dot nga banesa, ku edhe humbi jetën.

Ju mund të pëlqeni dhe këto