Flower
Flower

Kërkohej nga policia italiane për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 47 vjeçari nga Tirana

Një burrë 47 vjeçar është kapur nga policia e Tiranës, pasi mbi të rëndon akuza e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.

Drejtësia italiane kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar Marko Hidrin, 47 vjeç, me banim në qytetin e Tiranës. Ai është dënuar nga Gjykata e Italisë me 4 vjet e 6 muaj burg për këtë vepër penale.

NJOFTIMI I POLICISE
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.

Specialistët për hetimin e trafikut të paligjshëm, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar :

– Marko Hidri, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Italisë me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit. Zyra e Interpol Tirana po kryen veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto