Flower
Flower

Kërcet sherri në lokal, deputetin e flakin jashtë: “Kush merret me Ruçin është plehër”/ Video

Një situatë e sikletshme ka ndodhur në një lokal për deputetin e ri dhe njëherazi drejtuesin e partisë “Balli Kombëtar”.

Adriatik Alimadhi është përballur me një situatë të keqe, kur është futur në një lokal dhe kanë filluar ta shajnë. “Herën tjetër do ta mbushim me pula, jo me mish të pjekur”, thotë një person në lokal.

“Një gjë të kërkoj, vetëm në emër të popullit mos flisni”, ka thënë ai, ndërsa një tjetër i thotë me zë të fortë “Jeni plehra, plehra!”.

“Kush merret me Gramoz Ruçin është plehër, plehër”, i drejtohen qytetarët Alimadhit, i cili shihet të largohet më pas.

Ju mund të pëlqeni dhe këto