Kavaja vatër koronavirusi, shënohen 8 raste të reja me Covid

Në 24 orët e fundit në Kavajë, është rritur numri i të prekurve me koronavirus. Mësohet se janë shënuar 8 raste të reja.

Këto raste priten të konfirmohen në raportin e përditshëm të ministrisë së Shëndetësisë.  Kavaja është një vatër koronavirusi.

Në 24 orët e fundit u raportua se kishin ndërruar jetë tre pacientë, ndërsa u identifikuan 79 raste të reja pas kryerjes së 500 testimeve.

Ju mund të pëlqeni dhe këto